Site icon Telegrafi

Arsenali i gatshëm të paguajë 85 milionë euro për transferimin e yllit të Ligës Premier

Arsenali raportohet se po planifikon të bëjë një lëvizje të madhe gjatë afatit kalimtar të janarit për të përforcuar fazën e sulmit.

‘Topçinjtë’ kanë qenë rivali më i afërt i Manchester Cityt në garën për titull në këto dy sezonet e fundit duke përfunduar kampionatin me vetëm dy pikë më pak në sezonin 2023/2024.

Mikel Arteta ka marrë meritat kryesore për rindërtimin e këtij ekipi të Arsenalit dhe shndërrimin e tyre në njërën prej skuadrave më të frikshme në botë.

Riccardo Calafiori dhe Mikel Merino u transferuan verën e kaluar në një përpjekje për t’i dhënë fund dominimit të Man Cityt në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon se kush do të shpallet kampion i Ligës Premier këtë sezon

Ndeshja e fundit e Arsenalit para pauzës së kombëtareve ishte derbi ndaj Chelseat që përfundoi me rezultat 1-1.

Dështimi i Leandro Trossard për t’i dhënë atyre fitoren në momentet e fundit pasi shpërdoroi një rast të pastër shënimi, i la tejet të zemëruar tifozët e Arsenalit, por një zgjidhje duket se është rrugës.

Sipas Daily Mail, Arsenali është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 85 milionë eurosh për transferimin e Mohamed Kudus nga West Hami.

Transferimi i Kudus thuhet se do t’i ndihmonte ata t’i japin fund krizës së golave dhe kjo lëvizje pritet të ndodhë gjatë janarit ose më së largu gjatë verës.

Kudus shijoi një sezon debutues mjaft të mirë për Ëest Hamin, duke shënuar 18 gola në të gjitha garat pas transferimit nga Ajaxi./Telegrafi/

Exit mobile version