Klubi anglez, Arsenali është i përgatitur të shes yllin shqiptar, Granit Xhaka, në afatin kalimtar të janarit.
Sipas mediumit britanik The Mirror, mesfushori i Zvicrës ka frikë se karriera e tij në Arsenal ka përfunduar pasi u hoq shiriti i kapitenit pas një eksesi me tifozët e klubit.
Tani duket e sigurt që ai do të shitet në afatin e ardhshëm kalimtar, atë të janarit, me Gjermaninë destinacionin më të mundshëm.
Megjithatë, edhe një kalim në Serie A është në letrat e të ardhmes së Xhakës, pasi Interi dhe Milani janë të interesuar.
Xhaka u nënshkrua për 34 milionë funte apo rreth 40 milionë euro nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 dhe është ende shumë i vlerësuar në Bundesliga.
27-vjeçari është i shqetësuar në lidhje me të ardhmen e tij në Euro 2020 nëse ai lihet jashtë fushave nga klubi londinez. /Telegrafi/