Telegrafi

Arsenali futet fuqishëm në garë për talentin Erling Haaland

Erling Braut Haaland. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Erling Haaland është njëri nga sulmuesit më të talentuar në Evropë.

Norvegjezi ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit austriak me gjigantin Red Bull Salzburg.

19-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampionëve ku ka shënuar 26 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Kjo ka bërë që skuadrat e mëdha si Manchester United, Real Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund e Juventus të interesohen për të.

Së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti tjetër anglez Arsenal, që e shohin norvegjezin si zëvendësuesin adekuat të Pierre Emerick Aubameyang.

Erling Braut Haaland. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Sulmuesi gabonez mund të largohet dhe Arsenali e sheh Haalandin si zëvendësuesin më të mundshëm të tij.

Topçinjtë e kanë përcjellë nga afër lojtarin në dy ndeshje ndaj Liverpoolit në Anfield dhe ndaj Napolit dhe janë bindur nga cilësitë e tij.

Daily Star ka raportuar se londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për transferimin e norvegjezit në Emirates Stadium. /Telegrafi/