Site icon Telegrafi

Arsenali fiton thellë ndaj Fiorentinës në International Champions Cup

Foto: Arsenal/Twitter

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e vlefshme për International Champions Cup.

Pas fitores ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e parë, Topçinjtë kanë arritur të mposhtin me lehtësi edhe Fiorentinën në ndeshjen e zhvilluar në Bank of America Stadium të Charlotte.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por Arsenali kishin diçka më shumë dhe gjetën edhe golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 15-të dhe ishte Edward Nketiah, i cili shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë, përsëri londinezët ishin më të mirë, ku përveç rasteve të krijuara shënuan edhe dy gola.

Nketiah ishte përsëri realizator, pasi në minutën e 65-të shënoi për 2-0, ndërsa Joseph Willock (89′) vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Në ndeshjen e radhës, Arsenali do të luajë ndaj Real Madridit, ndërsa Fiorentina me Benficën. /Telegrafi/  

 

 

Exit mobile version