Arsenali ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Ligën Premier.
Ekipi i Mikel Artetas ka marrë edhe fitoren e dytë këtë sezon, duke triumfuar pa shumë vështirësi ndaj Leicester Cityt në Emirates.
Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.
Ishte sulmuesi i ardhur në verë, Gabriel Jesus, i cili shënoi fillimisht golin e parë personal në minutën e 23-të pas asistimit të Granit Xhakës për 1-0, ndërsa në minutën e 35-të braziliani shënoi për 2-0.
Bossing it 📞
Sum up that first half in one word, Gooners! 👇
🔴 2-0 🦊 (HT)#ÁRSLEI pic.twitter.com/sixKN5RMbI
— Arsenal (@Arsenal) August 13, 2022
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, me të dyja skuadrat që shënuan nga dy gola.
Të parët që gjeten rrjetën ishin mysafirët, por me anë të mbrojtësit William Saliba (53’) që shënoi autogol për 2-1.
Megjithatë, gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi në skenë doli mesfushori shqiptar Xhaka, i cili pas asistimit të Jesus shënoi për 3-1 nga afërsia.
𝗦𝗹𝗼𝘁𝘁𝗲𝗱. pic.twitter.com/8RMrcoGv9T
— Arsenal (@Arsenal) August 13, 2022
Në minutën e 74-të ishte James Maddison që ngushtoi epërsinë në 3-2, por vendasit gjeten edhe një gol me anë të Gabriel Martinellit (76’), i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 4-2.
Two games. Two wins.
Let's go, Gooners! ✌️
🔴 4-2 🦊 (FT)#ARSLEI
— Arsenal (@Arsenal) August 13, 2022
Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën e dytë me gjashtë pikë, ndërsa Leicesteri renditet i 14-ti me vetëm një pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Topçinjtë luajnë në udhëtim te Bournemouth, ndërsa Dhelprat e presin Southamptonin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wdFOqemOYTo
https://twitter.com/7235fb56582d481/status/1558467524840357890
https://www.youtube.com/watch?v=LF4mzFe2qDM
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1558478493679136769
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1558478772449320960