Arsenali thuhet se ka kontaktuar me agjentin e Victor Osimhen, Roberto Calenda, për të eksploruar mundësinë e një kalimi gjatë verës në Emirates Stadium.
Gunners janë sërish të lidhur me nigerianin që pritet të largohet nga Napoli këtë verë.
Pengesa kryesore, megjithatë, është klauzola e tij e lirimit prej rreth 130 milionë euro.
Por, Napoli mund të ulë çmimin e kërkuar të Osimhen, veçanërisht pasi ata kanë nevojë për tarifën e transferimit të 25-vjeçarit për të financuar nënshkrimet e tyre të reja këtë verë.
Ndonëse kjo duket si një tjetër spekulim transferimi, një sulmues i kalibrit të Osimhenit do të përmirësonte padyshim skuadrën e Mikel Artetës. /Telegrafi/