Leon Goretzka është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Futbollisti gjerman është në fund të kontratës me klubin e tij aktual Schalke 04.
Kontrata e reprezentuesit të Gjermanisë do të skadojë në qershor të vitit 2018 dhe që nga janari ai mund t’i bashkohet ndonjë skuadre si futbollist i lirë.
Mediat angleze kanë raportuar se Arsenali është favoriti kryesor për transferimin e gjermanit në ‘Emirates’.
‘Topçinjtë’ si duket kanë fituar garën para Barcelonës, Real Madridit, Manchester Cityt, Juventusit e Bayern Munichut për Goretzkan.
Schalke pritet të fitojë 12 milionë euro nga shitja e Goretzkas në janar pasi lojtari assesi nuk ka pranuar rinovimin.
Ditë më parë Schalke i ka bërë ofertën e fundit yllit të tyre prej 12 milionë euro në stinor, por janë refuzuar.
Kujtojmë që Goretzka ka zhvilluar 10 ndeshje në Bundesliga këtë edicion ku ka shënuar katër gola. /Telegrafi/