Telegrafi

Arsenali, favoritë për transferimin e Coutinhos

Arsenali thuhet se është favoritë për të transferuar Philippe Coutinhon nga Barcelona në këtë verë.

Skuadra londineze ka kohë që po tenton të transferojë anësorin brazilian nga katalunasit, mirëpo në këtë verë janë seriozisht në garë për të.

Bluagranasit mund të shesin Coutinhon për t’i rritur fondet në transferimet e reja, derisa Mikel Arteta e pëlqen lojën e tij.

Ish-anëtari i Liverpoolit mund të rikthehet në Ligën Premier, derisa kishte kaluar një sezon si i huazuar te Bayern Munichu, aty ku arriti të fitonte tripletën.

Lexo po ashtu Coutinho: Më duhet të kthehem te Barcelona, pastaj të vendosi për të ardhmen

Chelsea ishte shumë e interesuar në Coutinhon, mirëpo u largua nga gara, pasi transferoi Hakim Ziyechin dhe është fokusuar në Kai Havertzin.

Arsenali është skuadra e vetme nga liga angleze që i do shërbimet e Coutinhos dhe mund të transferojnë atë për 80 milionë euro. /Telegrafi/