Sulmuesi i Barcelonës, Jose Arnaiz është një objektiv primar i transferimeve të janarit për Arsenalin, që është i gatshëm të thyej klauzolën e lirimit prej 20 milionë eurosh.
22-vjeçari nënshkroi vetëm në fillim të këtij vitit për gjigantët katalunas, kur ata e transferuan atë nga Real Valladolldi në një marrëveshje prej 3.4 milionë eurosh.
Sulmuesi ka luajtur vetëm dy ndeshje për Barçën këtë sezon – në Copa del Rey kundër Real Murcia – duke shënuar dy gola në paraqitjen e cila bëri bujë të madhe.
Arnaiz ka shënuar gjashtë gola në 18 paraqitje për Barcelona B në divizionin e dytë të Spanjës dhe tani ka interesim të madh për shërbimet e tij.
Gazeta spanjolle Marca raporton se Arsenali tani është i gatshëm të bëjë një lëvizje për sulmuesin e talentuar.
Dyshja e sulmuesve, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil janë të dy jashtë kontratës në muajin qershor dhe përforcime në sulm pritet të mbërrijnë gjatë muajve të ardhshëm në Emirates.
Arnaiz mendohet të jetë i hapur ndaj një lëvizjeje që ka gjasa ta shohë atë të fitojë më shumë minuta në ekipin e parë.
Cesc Fabregas, Nacho Monreal dhe Santi Cazorla janë spanjollët që kanë shkëlqyer në Emirates Stadium gjatë viteve të fundit dhe kjo e ka bërë Arnaizin të ëndërroj për një të ardhme të ndritur. /Telegrafi/