Mbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano pëlqehet shumë nga Arsenali dhe në verë mund të kemi ofertë për transferimin e tij.
20-vjeçari francez po shkëlqen me fanellën e klubit gjerman dhe ka bërë për vete shumë klube të mëdha evropiane.
Megjithatë, klubi më serioz për transferimin e tij është ai anglez, Arsenali, që e ndjek prej kohësh francezin.
Sipas mediumit britanik The Sun, Arsenali është duke shqyrtuar transferimin e qendërmbrojtësit Upamecano verën e ardhshme.
Klauzola e blerjes së francezit do të bjerë në 53 milionë funte apo 60 milionë euro në fund të sezonit dhe Topçinjtë po përgatiten ta paguajnë atë.
Arsenali pa një ofertë prej 55 milionësh të refuzuar për Upamecanon gjatë afatit kalimtar të verës, por kontrata e tij aktuale në Leipzig përfundon në 2021. /Telegrafi/