Arsenali është i përgatitur të shesë kapitenin e tyre, Pierre-Emerick Aubameyang, këtë verë.
Sipas mediumit britanik Daily Express, Barcelona është e gatshme t’i japë fund ëndrrave të Aubameyangut dhe të ndërrojë Londrën për Kataluninë këtë verë.
Gjiganti katalunas dëshiron të forcojnë sulmin dhe kanë qenë në kërkim të yllit të Arsenalit i cili ka shënuar 20 gola në 32 paraqitje deri më tani këtë sezon.
Topçinjtë kanë 30-vjeçarin nën kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe ai ka qenë i lidhur edhe me Interin, përveç Barcelonës.
Edhe pse janë përmirësuar nën drejtimin e Mikel Artetas, klubi mund të mos arrij kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe kjo do të linte një vrimë në financat e tyre.
Kërkesat e Aubameyangut për 300 mijë euro në javë janë një rritje prej rreth 30 për qind nga marrëveshja aktuale dhe kanë shkaktuar ngecje më bisedimet për zgjatjen dhe ata tani mund të shikojnë për të shitur sulmuesin.
Por, Barca i ka thënë Aubameyangut se ai nuk është favoriti kryesor, pasi i pari në listë është Lautaro Martinez i Interit dhe pastaj kthimi i Neymarit nga Paris Saint-Germain. /Telegrafi/