Telegrafi

Arsenali e do transferimin e tij – por Ceballos shihet në fanellën e Real Betisit

Dani Ceballos duket se ka qartësuar përfundimisht të ardhmen e tij, derisa shihet me një fanellë të Real Betisit.

Mesfushori spanjoll e kaloi edicionin që lamë pas në huazim te Arsenali nga Real Madridi, derisa The Gunners po tentojnë të bindin lojtarin që të kalojë përfundimisht në Emirates.

Mirëpo, ditë më parë, Ceballos bëri të ditur se ai e dëshiron kalimin te Real Betisi, derisa nuk e ka fshehur pëlqimin e madh që ka për klubin nga La Liga.

Foto: Dani Ceballos/Instastory

Mesfushori duket se e dëshiron me ngulm kalimin te rivali i Los Blancos, ndërsa po punon që të transferohet atje.

Me gjasë Mikel Arteta duhet të shikojë një tjetër mesfushor, shkaku që Ceballos do të rikthehet në ligën spanjolle.

Real Madridi është i gatshëm që të shesë lojtarin dhe kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/