Site icon Telegrafi

Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

Raphinha para se të largohej nga Leeds United për të shkuar te Barcelona ​​për rreth 58 milionë euro, Arsenali ishte tashmë i interesuar për brazilianin, i cili preferoi të ndiqte ëndrrën e tij të fëmijërisë, duke nënshkruar me katalanasit.

Dy vjet më vonë, “Topçinjtë” janë ende të gatshëm të paguajnë shumë për sulmuesin brazilian.

Sipas “Mirror”, drejtuesit e ekipit londinez do të ishin të gatshëm të ofronin 50 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe numrin 10 për brazilianin, i cili së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Katalunjë.

“Po nisim sezonin e tretë”, shkroi Raphinha, duke konfirmuar dëshirën e tij për qëndrim.

Anglezët duan të përfitojnë nga shitja e mundshme e Emile Smith Rowe te Fulhami për të përforcuar krahët, por mbetet për t’u parë nëse edhe 27-vjeçari është i interesuar për tu kthyer në Angli.

Nga ana tjetër, Barcelona dëshiron të shesë për të ofruar Nico Williamsin dhe Dani Olmon, që mbeten objektiva kryesorë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version