Arsenali është duke tentuar ta transferojë mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani, në formë huazimi.
Mbrojtësi qendror nuk është në planet e Zonjës së Vjetër për sezonin e ri, andaj po mendojnë që ta largojnë në këtë afat.
Sidoqoftë, kampioni i Serie A-së do të preferonte një shitje përfundimtare të lojtarit, pasi do t’u siguronte atyre fondet e nevojshme për të balancuar financat.
Sipas burime të “The Guardian”, thuhet se Gunners kanë biseduar me skuadrën italiane për një marrëveshje huazimi të Ruganit me të drejt blerje në fund të sezonit 2019/20.
Zonja e Vjetër thuhet se po kërkon 53 milionë euro nga shitja e mbrojtësit 25-vjeçar, mirëpo Topçinjtë po refuzojnë ta paguajnë atë.
Rugani ishte kërkuar nga Maurizio Sarri në kohën kur ishte trajner i Chelseat, mirëpo tani duket se gjërat kanë ndryshuar dhe se strategu ka plane të tjera për qendrën e mbrojtjes. /Telegrafi/