Mesfushori francez, Steven N’Zonzi mund të rikthehet në kampionatin anglez.
Anëtari i skuadrës spanjolle Sevilla, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në vitet e fundit në La Liga.
Kësisoj për lojtarin interesim ka shprehur Arsenali që po tenton transferimin e tij në Londër.
N’Zonzi i cili mbush javën e ardhshme 29 vite, ka një kontratë me Sevillen deri në qershor të vitit 2020.
Por sipas medieve angleze, Arsenal ka gati rreth 35 milionë euro për transferimin e francezit në ‘Emirates Stadium’.
Në fakt ky do të ishte një rikthim për N’Zonzin në kampionatin anglez pasi ai kishte luajtur me Blackburn Rovers nga viti 2009 deri në 2012 dhe për Stoke Cityn dy vite të tjera.
Interesim për reprezentuesin francez ka shfaqur edhe skuadra tjetër angleze Everton si dhe gjiganti italian Juventus.
Mesfushori defensivë ka luajtur 16 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion për Sevillën por që ende nuk ka shënuar ndonjë gol. /Telegrafi/