Granit Xhaka është i vendosur që në këtë verë të transferohet te Roma.
Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën, po kërkon të largohet nga Arsenali në këtë afat.
Derisa po përgatitet për sfidën ndaj Francës që zhvillohet në Bukuresht të hënën (nesër), Xhaka ka thënë se The Gunners janë në dijeni për dërsirën e tij.
“Arsenali e di çfarë dua të bëjë…është vërtet bukur këtu në Romë”, ka thënë lojtarin shqiptar kur është pyetur për të ardhmen.
Jose Mourinho thuhet se ka kontaktuar me Xhakën dhe dëshiron ta transferojë te skuadra nga Serie A, derisa Helvetikët janë duke qëndruar në kryeqytetin italian për t’i realizuar stërvitjet.
Në anën tjetër, Arsenali raportohet se po tenton të transferojë Reanto Sanchesin nga Rennes si zëvendësues të mesfushorit. /Telegrafi/