Telegrafi

Arsenali e bën prioritet transferimin e Gabriel Jesusit në verë

Gabriel Jesus nuk ka të ardhme te Manchester City dhe largimi i tij nga klubi anglez duket i pashmangshëm në verë.

Sulmuesi brazilian nuk bën pjesë më në planet e trajnerit Pep Guardiola i cili i ka bërë të qartë atij të gjej klub të ri.

Pas pesë viteve qëndrim te City, Jesus pritet të largohet në verë, por e ardhmja e tij lidhet përsëri me kampionatin anglez.

Arsenali është skuadra që është futur fuqishëm në garë për brazilianin, pasi Topçinjtë pritet të mbeten pa Alexandre Lacazetten në verë.

Trajneri Mikel Arteta e pëlqen shumë brazilianin dhe e ka telefonuar për t’iu bashkuar atij në Emirates Stadium.

25-vjeçari ka zhvilluar 34 ndeshje, ku shumicën nga to nga banka rezervë, teksa ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në 11 të tjerë në të gjitha garat.

City është gati ta lejoj largimin e lojtarit, por për ta bërë një gjë të tillë kërkon rreth 55 milionë euro.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe skuadra të tjera si Barcelona, Juventus e Inter. /Telegrafi/