Telegrafi

Arsenali e do Agueron për Sanchezin, City gati të paguaj të holla – detajet e fundit

Po vazhdon operacioni mes Manchester Cityt dhe Arsenalit që përfshinë në qendër si subjekt të interesimit, Alexis Sanchezin.

Ishte City që fillimisht kërkoi nga Arsenali të di një shumë se sa kushton kiliani dhe ishte gati të bëj një marrëveshje shkëmbimi me Raheem Sterling dhe një shumë të konsiderueshme të parave.

Sky Sports shkruan se City e do me çdo kusht Sanchezin dhe se ai po ashtu dëshiron të kalojë në Ettihad për t’u bashkuar me Guardiolan ku dëshiron të fitojë tituj.

City preferon një marrëveshje të drejtpërdrejt me të holla “cash” në dorë.

Arsenali në anën tjetër dëshiron edhe një lojtar të Cityt të përfshirë në marrëveshje.

Gazetari i Sky Sports Kaveh Solhekol konfirmon se mes klubeve tashmë është negociuar edhe përfshirja potenciale e Agueros, pasi Arsenali e kërkon lojtarin.

City ka mbajtur qëndrim të prerë se ai nuk është në shitje dhe nuk mund të përfshihet në marrëveshje, kurse u potencua se edhe Chelsea e ka kërkuar atë muajin e kaluar.

Tratativa vazhdon me dyja klubet që po negociojnë intensivisht për të gjetur një marrëveshje duke parë vullnetin e të gjitha palëve për të arritur një marrëveshje deri të enjten në ora 23:59 kur mbyllet afati kalimtar veror. /Telegrafi/