Arsenali dhe Chelsea do të ndeshen nesër (e shtunë) në kuadër të javës së 15-të të Ligës Premier, por vendasit nga Emirates pritet të kenë mungesa të mëdha.
Kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang po lufton me kohën për tu paraqitur në ndeshjen e ekipit të tij në ‘Boxing Day’ ndaj rivalëve të Chelseat.
Aubameyang ka humbur dy ndeshjet e fundit shkaku i një dëmtimi të kyçit dhe trajneri Mikel Arteta do të jetë i etur ta rikthejë atë pasi Topçinjtë kërkojnë të adresojnë formën e tyre të dobët, e cila i ka lënë ata të vendin e 15-të në tabelë dhe pasi kanë kaluar shtatë ndeshje në ligë pa fitore.
“Auba po punon shumë me ekipin tonë mjekësor në mënyrë që të rimarrë formën e plotë sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Ai tani është bashkuar me stërvitjet dhe do të vazhdojë të vlerësohet në lidhje me disponueshmërinë përpara të Shtunës”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Thomas Partey gjithashtu pritet ta humbasë ndeshjen pasi pësoi dëmtim në humbjen 2-0 ndaj Tottenham në fillim të këtij muaji.
“Thomas aktualisht nuk është në dispozicion, por po përparon mirë me fokusin e vazhdueshëm në rehabilitimin e tij të përgjithshëm të fitnesit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/