Site icon Telegrafi

Arsenali duhet të ngrit ofertën prej 27 milionë eurove për Evansin

Arsenal do të duhet të rrisë ofertën e tyre në më shumë se 27 milionë nëse duan të nënshkruajnë me mbrojtësin Jonny Evans.

Gunners kanë intensifikuar bisedimet me West Bromwich Albion gjatë dy javëve të fundit, duke u përpjekur të rënë dakord.

Londinezët kanë ofruar 27 milionë euro, por që skuadra e Albionëve po kërkon rreth 35 milionë sosh.

Gjithashtu, Arsenali se preferon të ngrit këtë shumë edhe me bonuse shtesë në rast se kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Arsenali së fundi ka finalizuar marrëveshjen me Henrikh Mkhitaryanin ndërsa së fundi po këmbëngul në transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Theksojmë se Bromwich ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt, i cili kap shifrat prej 32 milionë euro.

Ndryshe, afati kalimtar i janarit do të përfundojë gjatë ditës së mërkure rreth orës 24:00. /Telegrafi/

Exit mobile version