Site icon Telegrafi

Arsenali dhe Valencia pas Baccas

Milani pritet të vendosë sërish Carlos Bacca në shitje, pasi Arsenali dhe Valencia tregojnë interes në reprezentuesin e Kolumbisë.  

Bacca tashmë ishte në treg verën e kaluar dhe Rossonerët ranë dakord për një tarifë që besohet të jetë 30 milionë me West Ham United, por sulmuesi më pas dështoi të pajtohet me kushtet personale.

Kolumbiani u la në bankinë në humbjen e javës së kaluar në Empoli në favor të Gianluca Lapadulas dhe raportohet se do të jetë përsëri rezervistë këtë fundjavë me Crotonen.

Lexo po ashtu Arsenali pas Forsbergut

Sipas Tuttomercatoweb, Arsenali ka ringjallur interesin e tyre në Baccan, pasi ka bërë një qasje fillestare gjatë afatit kalimtar të transferimeve të janarit, përcjell Telegrafi.

30-vjeçari ka shënuar 14 gola në 30 ndeshje konkurruese për Milanin këtë sezon, plus katër asistime, por mungesa e tij e lojës dhe angazhimi i tij nuk është në përputhje me trajnerin Vincenzo Montella.

Një tjetër mundësi për lëvizjen e ardhshme të Baccës do të ishte edhe Valencia, siç raportohet nga Don Balon, ku ai do të bëhej partneri i sulmuesit italian, Simone Zaza. /Telegrafi/

Exit mobile version