Site icon Telegrafi

Arsenali dhe Tottenhami po monitorojnë situatën e Lautaros te Interi

Klubet e Ligës Premier, Arsenali dhe Tottenham Hotspur po shikojnë situatën e sulmuesit Lautaro Martinez te Interi .

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Interi mund të shesë argjentinasin Lautaro Martinez për të financuar ardhjen e lojtarëve të rinj në verë.

Situata e tij ka bërë që shumë klube të vihen pas tij, në veçanti ato angleze si Arsenali dhe Tottenhami.

Lexo po ashtu Nga Lautaro te Ceballos: Misioni i Interit në Madrid

Topçinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të ri këtë verë pasi Alexandre Lacazette duket i vendosur të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata.

Spurs gjithashtu përballet me mundësinë e humbjes së yllit të tyre kryesore, Harry Kane dhe po mendojnë për një sulmues të ri.

Martinez mund të jetë zëvendësuesi ideal për secilën skuadër. 24-vjeçari ka gjetur rrjetën 16 herë këtë sezon, pasi ka shënuar 19 herë sezonin e fundit.

Lexo po ashtu Interi mund të shesë Lautaron, Bastonin dhe Skriniarin

Shitja e Martinezit mund t’i lejojë Interit të zhbllokojë ‘merkaton’ ndërsa ata kërkojnë të shtojnë emra të rinj në radhët e tyre.

Italianët gjithashtu mund të përgatiten të largojnë edhe dy yjet tjera, Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar gjithashtu. /Telegrafi/

Exit mobile version