Arsenali dhe Evertoni po bëjnë presion këtë javë për të sjellë të padëshiruarin e Real Madridit, James Rodriguez në Angli.
Sipas gazetës Marca, Arsenali dhe Everton po luftojnë për të nënshkruar me James si huazim para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve të janarit.
28-vjeçari u kthye në Santiago Bernabeu verën e kaluar pas dy sezoneve në huazim te Bayern Munich, por nuk ka arritur t’i bind drejtuesit dhe trajnerin.
Ai tani përballet me një të ardhme të pasigurt pasi ka bërë vetëm 11 paraqitje deri më tani për Real Madridin këtë sezon.
Rodriguez ka bërë vetëm katër ndeshje si titullar në La Liga këtë sezon dhe nuk ka luajtur në ligë që nga mesi i tetorit për shkak të lëndimit.
Arsenali dhe Everton janë të interesuar të shfrytëzojnë këtë situata dhe të marrin reprezentuesin kolumbian në huazim.
Topçinjtë tashmë kanë një marrëdhënie të mirë pune me Realin, pasi kanë marrë mesfushorin Dani Ceballos nga Los Blancos si huazim në fillim të kësaj sezoni. /Telegrafi/