Telegrafi

Arsenali dhe Dortmundi në bisedime për shkëmbim lojtarësh, Mustafi mund të rikthehet në Bundesliga

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 28: Shkodran Mustafi of Arsenal celebrates as he scores their first goal during the Premier League match between Crystal Palace and Arsenal at Selhurst Park on December 28, 2017 in London, England. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Shkodran Muatafi është duke i kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar nuk pëlqehet nga trajneri i ri i Arsenalit, Unay Emery.

Kësisoj që qendërmbrojtësit iu është kërkuar të gjejë një skuadër të re.

Por duket se Arsenali dhe Dortmundi janë afër një marrëveshje të madhe.

Shkodran Mustafi gjatë një ndeshje me Arsenalin. (Getty Images)

Topçinjtë janë duke e kërkuar me çdo kusht mbrojtësin grek Sokratis te Borussia Dortmund.

Dortmund është gati ta lë të lirë grekun për t’iu bashkuar Arsenalit por në këmbim dëshirojnë Mustafin.

Sipas mediave gjermane edhe Arsenali është gati ta pranoj një shkëmbim të lojtarëve.

Marrëveshja mes dy ekipeve të mëdha evropiane mund të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme.

Sokratis (Getty Images)

Për Mustafin do të ishte një rikthim në futbollin gjerman pasi është rritur në akademinë e Hamburgut.

26-vjeçari nga Gostivari këtë edicion ka zhvilluar 38 ndeshje me klubin londinez ku ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime. /Telegrafi/