Telegrafi

Arsenali dhe Chelsea në garë për Kamaran, i njohur si ‘Thiago Silva i ri’

Arsenali dhe Chelsea janë të vendosur për një betejë transferimi për Boubacar Kamara, i cili ka impresionuar me Marseillen këtë sezon.

19-vjeçari është bërë një titullar i rregullt i ekipit për skuadrën franceze.

Paraqitjet e tij të mira, të gërshetuara me siguri, vizion dhe forcë kanë që ai të quhet si Thiago Silva i ri.

Kamara gjatë një dueli me Caciedon e Lazios në Ligën e Evropës (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Këto paraqitje dhe ky etiketim kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Sipas mediumit italian Calciomercato, dy klubet londineze, Arsenali dhe Chelsea dëshirojnë të nënshkruajnë me lojtarin.

Arsenali ka nevojë për përforcime mbrojtëse, ndërsa trajneri i Chelseat , Maurizio Sarri e sheh Kamaran si zëvendësues ideal të David Luizin për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Bayern dhe Real Madrid synojnë transferimin e Kamaras në verë

Për talentin francez interesim kanë shprehur edhe gjigantët e Milanit, Real Madridit dhe Bayern Munichut.

Kamara gjithashtu është një reprezentues i rregullt francez i moshave U-20, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për ekipin e U-17, U-18 dhe U-19. /Telegrafi/