Telegrafi

Arsenali dhe Arteta shkruajnë historinë pas triumfit në Kupën FA

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Mikel Arteta (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Arsenali dhe trajneri Mikel Arteta kanë shkruar historinë pas fitores së sotme ndaj Chelseat në finalen e Kupës FA.

Arsenali ka arritur të fitojë me rikthim ndeshjen finale të Kupës FA ndaj Chelseat, duke i mposhtur rivalët e urryer lokal me rezultat 2-1.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (28’,67’) për Arsenalin, ndërsa për Chelsean shënoi Christian Pulisic (4’).

Lexo po ashtu Arsenali triumfon me rikthim ndaj Chelseat dhe fiton Kupën FA

Me këtë triumf në Kupën FA, Arsenali e çon në 14 numrin e trofeve të fituar në këtë garë, duke qenë klubi i vetëm me këto shifra.

Përcjellësi më i afërt i Topçinjve është Manchester Unitedi me 12 trofe të Kupës FA, ndërsa Chelsea dhe Tottenham Hotspur kanë nga tetë trofe.

Megjithatë, ky triumf i Arsenalit do të ishte i pamundur pa trajnerin Arteta, i cili gjithashtu theu një rekord pas fitores në finale ndaj Chelseat.

Arteta është bërë njeriu i parë që arrin ta fitojë këtë trofe si lojtar dhe trajner i një ekipi. Këtë nuk e kishte bërë askush më parë. /Telegrafi/