Andre Onana është duke vuajtur dënimin prej një viti mos lojë nga UEFA.
Portieri i talentuar kamerunas kishte pirë gabimisht një ilaç të gruas së tij dhe kishte rezultuar pozitiv në doping testin.
Ajaxi kishte konfirmuar se portieri do të mbetet jashtë për gjatë një viti dhe rikthimi i tij do të ndodh vetëm në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Por përkundër dënimit të tij, Arsenali është duke shikuar mundësinë për ta transferuar kamerunasin në Londër.
Gjiganti londinez ka pasur probleme të mëdha në portë në vitet e fundit dhe Onana shihet si zgjidhja e problemeve.
Trajneri Mikel Arteta nuk është i kënaqur me portierin Leno dhe dëshiron që t’ia bie një konkurrent të fortë për një fanellë titullari gjermanit.
Fabirizio Romano ka njoftuar se agjenti i Onanas është takuar me drejtuesit e Arsenalit ku janë marrë vesh për një kontratë tri vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
25-vjeçari deri para suspendimit nga UEFA është vlerësuar si njëri nga portierët më të mirë në kampionatet evropiane.
Transferimi i tij në Londër pritet t’i kushtojë Arsenalit mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/