Telegrafi

Arsenali dëshiron ta transferoj dështakun e Unitedit!

Jonny Evans është emri më i ri i shtuar në listën për përforcimin e mbrojtjes së Arsenalit.

Arsenal mund të nisë një ofertë befasuese për mbrojtësin e West Brom Albion,  Jonny Evans.

Sipas Daily Mirror, mbrojtësi skocez ka hyrë në listën e ngushtë të preferencave të Arsene Wenger, për të zëvendësuar të lënduarin Per Mertesacker.

Lexo po ashtu Zyrtare: Arsenal nënshkruan me talentin anglez (Foto)

Topçinjtë janë të gatshëm të peshojnë një ofertë deri në 15 milionë funte për ish-lojtarin e Manchester United.

Ndryshe, mbrojtësi nga Irlanda Veriore ishte njëri nga më të dalluarit në sezonin e fundit në Ligën Premier, për dallim nga United ku dështoi të kishte ndikim. /Telegrafi/