Telegrafi

Arsenali bëri përpjekje të mëdha për të nënshkruar me Douglas Luiz, por Aston Villa refuzoi gjitha ofertat

Arsenali ka këmbëngulur të bëj një nënshkrim ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Topçinjtë ishin të gatshëm ta transferonin brazilianin Douglas Luiz nga Aston Villa dhe kishin bërë disa oferta në drejtim të klubit anglez.

Lideri aktual i Ligës Premier kishte bërë rreth katër oferta të përmirësuara njëra pas tjetrës, por të gjitha ato ishin refuzuar nga Aston Villa.

Oferta e fundit dhe ajo përfundimtare e Topçinjve për 24-vjeçarin shkoi 90 minuta para fundit të afatit kalimtar të verës dhe ishte plot 25 milionë funte.

Megjithatë ASton Villa nuk dëshironte të dëgjonte as për këtë ofertë, përkundër që Luiz në verën e vitit 2023 mbetet lojtar i lirë.

Interesim për brazilianin kishin shprehur edhe Chelsea, Liverpool dhe Atletico Madrid, por Villa ishin të vendosur ta mbanin yllin e tyre në skuadër. /Telegrafi/