Arsenali ka bërë ofertën e parë për transferimin e talentit turk Orkun Kokcu.
Mesfushori i talentuar ka shkëlqyer këtë edicion në Eredivisie me fanellën e Feyenoordit.
19-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror ka zhvilluar 35 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, ku ka shënuar tre gola e ka bërë gjashtë asistime.
Arsenali prej kohësh është duke e përcjellë lojtarin dhe tanimë ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të gjigantit holandez.
Topçinjtë kanë bërë ofertën e parë prej 25 milionë euro për lojtarin, por që Feyenoord po shpreson që kjo ofertë të rritet ende.
Gjithsesi dëshira e lojtarit është të transferohet në Ligën Premier te Arsenali dhe duket se marrëveshja do të arrihet së shpejti.
Kokcu është lindur në Holandë dhe ka luajtur për kategoritë e reja të Kombëtares holandeze, por që tani është rikthyer dhe po aktivizohet me shtetin amë Turqinë. /Telegrafi/