Christian Eriksen është njëri nga futbollistët më të përfolur në Itali, pasi pritet të largohet nga Interi në janar.
Mesfushori danez iu bashkua Neroazzurëve gjatë afatit kalimtar të janarit nga Tottenham Hotspur, për një shumë prej 27 milionë euro.
Por një vit pasi është pjesë e Interit, Eriksen po ka shumë pak hapësira dhe nuk ka raporte të mira me trajnerin Antonio Conte.
E ardhmja e tij duket larg Interit ndërsa Arsenali mbetet njëra nga skuadrat më të interesuara për të.
Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Anglia dhe Italia, Arsenal ka bërë tanimë ofertën e parë zyrtare për danezin, duke ofruar 13 milionë euro për të.
Mediat italiane e kanë quajtur si ofertë qesharake të Topçijnjve, pasi Eriksen vlen shumë më shumë.
Sigurisht që Inter e ka refuzuar këtë ofertë, pasi klubi italian pretendon të fitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e tij.
Nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi të mundshëm mes Christian Erisken dhe Granit Xhakës, por Interi ka edhe opsione të tjera në tavolinë.
Real Madrid, Paris Saint Germain e Bayern Munich janë skuadrat tjera të interesuara për reprezentuesin danez. /Telegrafi/