Telegrafi

Arsenali bën ofertë për Dembelen, Dortmundi e refuzon atë

Arsenali ka bërë ofertë për yllin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.

Por sipas Mundo Deportivos, kjo ofertë është refuzuar nga Dortmundi.

Sipas kësaj gazete Alexis Sanchez e ka shprehur dëshirën që të largohet nga Emirates Stadium dhe Gunners janë duke filluar të mendojnë që sezonin e ri nuk do ta kenë.

Lojtari i Kombëtares franceze shihet si zëvendësues i Sanchez.

Për lojtarin ka interesim edhe nga Barcelona, pas largimit të Neymar drejt Paris Saint-Germain. /Telegrafi/