Site icon Telegrafi

Arsenali i bashkohet garës për transferimin e Mason Mount

E ardhmja e Mason Mount vazhdon të jetë ende e paqartë nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet.

Mesfushori anglez ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2024, por ai ende nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Klubi ka insistuar për vazhdimin e kontratës, por që ende nuk kanë gjetur palët gjuhë të përbashkët.

Gjithsesi skuadrat e mëdha angleze si Liverpool, Manchester City apo Newcastle United janë duke monitoruar situatën e anglezit.

The Sun ka raportuar se së fundmi garës i është bashkuar edhe lideri aktual i Ligës Premier, Arsenali.

Topçinjtë duan të përforcohen për sezonin e ri dhe trajneri Mikel Arteta e pëlqen jashtëzakonisht shumë reprezentuesin anglez.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje zyrtare ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Në rast se nuk e blindojnë me kontratë të re, atëherë Chelsea do ta nxjerr në shitje Mountin dhe kërkon rreth 60 milionë euro nga largimi i tij./Telegrafi/

Exit mobile version