Site icon Telegrafi

Arsenali i bashkohet garës për transferimin e Dest

Sergino Dest duket se nuk është më në planet e Barcelonës, veçanërisht që nga emërimi i Xavi Hernandez si trajner kryesor.

Mbrojtësi amerikano-holandez kishte qenë titullar nën drejtimin e bashkëkombësit Ronald Koeman, por trajneri katalanas duket se ka ide të tjera, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se Destit mund t’i duhet të gjejë një klub të ri sa më shpejt.

Bayern Munich, i cili ishte afër nënshkrimit të Destit përpara se ai të bashkohej me Barcelonën nga Ajax, thuhet se është në garë, por ata nuk janë vetëm në interesin e tyre.

Arsenali është klubi më i fundit që thuhet se po monitoron Destin, sipas NBC Sports, me Mikel Artetan që e pëlqen lojën e mbrojtësit të krahut.

Takehiro Tomiyasu u transferua nga Topçinjtë në verë dhe ka qenë mbresëlënës në krahun e djathtë, por kjo nuk do t’i pengonte ata të bënin një ofertë.

Barcelona thuhet se dëshiron rreth 40 milionë euro për lojtarin, por gjendja e tyre e keqe ekonomike mund t’i bëjë ata të pranojnë një shumë edhe më të ulët. /Telegrafi/

Exit mobile version