Telegrafi

Arsenali i bashkohet garës për transferimin e Bale

Gareth Bale (Getty Images)

Skuadra angleze, Arsenali është e fundit që ka shprehur interesimin e tyre për yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Ylli nga Uellsi mendohet se po luan sezonin e fundit me Real Madridin dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas shërbimeve të tij.

Edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, tani është duke u interesuar për interesimet e klubeve të Ligës Premier për Bale.

Lexo po ashtu Në horizont mundësia e shkëmbimit Bale-Hazard

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Perez është duke përgatitur një shkundje verore në Bernabeu, ku priten transferime të mëdha dhe Bale mund të largohet.

Bale pritet të largohet nga Bernabeu këtë verë (Getty Images)

Klubet e shumta të Ligës Premier kanë pyetur dhe janë interesuar për disponueshmërinë e Bale këtë verë.

Manchester United, Chelsea, Liverpooli, Tottenhami dhe tani edhe Arsenali kanë pyetur të gjithë rreth anësorit 28-vjeçar.

Lexo po ashtu Liverpooli i ofroi Coutinhon dhe 70 milionë euro Realit për Bale, por u refuzuan

Megjithatë, Perez është kokëfortë në lidhje me çmimin e kërkuar për Bale dhe nuk mendohet se do të lëshoj terren.

Presidenti i skuadrës nga Santiago Bernabeu është duke kërkuar të paktën 79 milionë funte apo 90 milionë euro për të lënë të lirë Balen këtë verë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Mourinho 'bind' Balen për transferim te Unitedi