Site icon Telegrafi

Arsenali alarmohet pasi Bayern Munich po përgatitet të shesë Gnabryn

Klubi anglez, Arsenali është alarmuar pas disponueshmërisë për transferimin e yllit të Bayern Munichut, Serge Gnabry.

Gjigantët e Bundesligës janë të shqetësuar për largimin e Gnabry si një transferim i lirë pas një viti.

Ai tani gjendet në 12 muajt e fundit të kontratës së tij, dhe nuk e ka bërë të qartë se do të nënshkruajë një zgjatje.

Sipas mediumit Sky Sport Germany, Gnabry tani është në dispozicion për rreth 34 milionë funte apo diçka më shumë se 40 milionë euro.

Kjo situatë e tij dhe çmimi i arsyeshëm ka alarmuar ish-klubin e sulmuesit gjerman, Arsenalin, i cili dëshiron ta rikthej në Emirates.

Lexo po ashtu Arsenal ëndërron rikthimin e Serge Gnabryt në Londër

Gnabry luajti për Arsenalin përpara se të transferohej në Gjermani dhe përfundimisht të nënshkruante për Bayernin.

Ndërkohë, ai është edhe objektivi i mundshëm i Manchester Unitedit, me Djajtë e Kuq që duan të përforcohen pas ardhjes së trajnerit Erik ten Hag. /Telegrafi/

Exit mobile version