Telegrafi

Arsenali afër të arrijë marrëveshje me Borussia Moenchegladbachun, Xhaka pritet të rikthehet në Gjermani

Granit Xhaka. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Granit Xhaka mund të rikthehet përsëri në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfushori shqiptar nuk po kalon periudhë të mirë tek klubi aktual Arsenal, ku ka pasur probleme të shumta me tifozët.

Xhaka nuk është paraqitur me Arsenalin që një muaj dhe klubi po mendon shitjen e tij në janar.

E ardhmja e mesfushorit nga Kosova mund të jetë përsëri në Gjermani dhe në ish-skuadrën e tij Borussia Moenchegladbach.

Granit Xhaka sa ishte pjesë e Borussia Moenchegladbach. (Photo by Dennis Grombkowski/Getty Images)

Mediat angleze dhe ato gjermanë kanë raportuar se Arsenali ka nisur tanimë kontaktet me liderin aktual të Bundesligës.

Topçinjtë kanë prioritet transferimin e mesfushorit zviceran Denis Zakaria nga Gladbachu dhe po mendojnë ta shkëmbejnë me Granit Xhakën.

Denis Zakaria dhe Granit Xhaka mund të ndërrojnë klubet në janar

Lideri aktual i kampionatit gjerman e ka mirëpritur këtë ide, por kërkon edhe 10 milionë euro nga Arsenali.

Gjithsesi drejtuesit e dy skuadrave pritet të takohen në dhjetor përsëri për të diskutuar për shkëmbimin e mundshëm Xhaka – Zakaria. /Telegrafi/