Telegrafi

Arsenali afër ta transferojë mbrojtësin Issa Diop

Issa Diop mund t’i bashkohet Arsenali gjatë afatit kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi francez është njëri nga lojtarët më të pëlqyer të trajneri Mikel Arteta për repartin defensivë.

Mbrojtja ka qenë reparti më problematik i Arsenalit në këtë sezon dhe Arteta për këtë është në dijeni.

Ylli francez i West Ham United ka bërë paraqitje të shkëlqyera, ndërsa Topçinjtë shihen si skuadra favorite për të nënshkruar me të.

Drejtuesit e dy skuadrave londineze kanë pasur bisedime dhe ato janë në rrugën e duhur për tu finalizuar.

23-vjeçari ka pranuar për të kaluar në pjesën tjetër të Londrës dhe t’i bashkohet Arsenalit, pasi e sheh si një ngritje në karrierë kalimin tek Topçinjtë.

Mirror raporton se Diop do të jetë nënshkrimi i parë i verës për Topçinjtë që tani po mundohen ta bindin West Hamin me një ofertë rreth 50 milionë euro për yllin e ri francez.

Alexandre Lacazett dhe Issa Diop. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Diop këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje në Ligën Premier ku ka shënuar tre gola, teksa për të interesim kanë shfaqur edhe dy skuadrat nga Manchesteri, City dhe United.

Mbrojtësi francez pritet që të formojë dyshen e mbrojtjes me bashkëkombësin William Saliba i cili pritet të rikthehet në Arsenal pas huazimit te St Etienne. /Telegrafi/