Arsenali janë të bindur që do të arrijnë marrëveshje me Riyad Mahrezin e Leicester City.
Sipas gazetarit italian Palmeri, Arsenali është shumë afër transferimit të Mahrez.
Thuhet se bisedimet mes palëve janë duke vazhduar dhe janë pozitive, pavarësisht përpjekjes së dështuar të londinezëve që të nënshkruajnë me të në verën e kaluar.
“100%. Bisedimet vazhdojnë pozitivisht, pasi edhe vitin e kaluar provuan të nënshkruajnë me Mahrezin”.
Edhe Jamie Vardy ishte në orbitën e tyre sezonin e shkuar, por që nuk u arriti marrëveshja.
Mahrez mund ta ndjekë rrugën e Alexandre Lacazette që u bashkua me Arsenalin. /Telegrafi/