Telegrafi

Arsenal po përgatitë ofertë zyrtare për transferimin e Giovanni Simeones

Giovanni Simeone ka qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në Serie A edicionin e fundit.

Sulmuesi argjentinas ishte i huazuar te Hellas Verona nga Cagliari ku shkëlqeu duke shënuar 17 gola e duke asistuar në gjashtë të tjerë.

Verona ka blerë përfundimisht argjentinasin për 10,5 milionë euro, por e ardhmja e tij duket larg kësaj skuadre.

Gjiganti anglez Arsenal është shumë i interesuar për transferimin e lojtarit dhe po përgatitë një ofertë prej 20 milionë euro për transferimin e tij.

Gjithsesi londinezët nuk do ta kenë aspak lehtë afrimin e sulmuesit, pasi konkurrenca për të është shumë e madhe.

Juventus, Lazio, Napoli, Atalanta dhe Valencia janë skuadrat e tjera që e duan transferimin e Simeones këtë verë.

Verona është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, por po pret ofertën më të lartë për ta lënë atë të lirë. /Telegrafi/