Telegrafi

Arsenal – Man City, formacionet zyrtare të derbit të parë për vitin 2022

Arsenali dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.

Topcinjtë janë nikoqir të Qytetarëve në ndeshjen e parë për vitin 2022, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në Emirates me fillim nga ora 13:30.

Ekipi i Mikel Artetas vjen në këtë takim me një formë të lartë me katër fitore radhazi dhe synon ta vazhdojë me fitore edhe në vitin 2022 për të betonuar pozitën në top katërshe.

Në anën tjetër, ekipi i Pep Guardiolas ka plot 10 fitore radhazi në Ligën Premier dhe duan ta vazhdojnë serinë për të krijuar diferencë edhe më të madhe me ndjekësit në tabelë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te vendasit nga minuta e parë luan shqiptari Granit Xhaka.

Formacionet zyrtare

Arsenal: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Saka, Partey, Xhaka, Martinelli; Odegaard; Lacazette;

Man City: Ederson; Cancelo, Dias, Laporte, Ake; Rodri, De Bruyne, Bernardo; Mahrez, Jesus, Sterling;

/Telegrafi/