Telegrafi

Arsenal-Liverpool: Formacionet zyrtare, shqiptarët e Topcinjëve nga minuta e parë

Derbi i javës së 11-të në Ligën Premier mes Arsenalit dhe Liverpoolit pritet të jetë i zjarrtë.

Të dy skuadrat janë në ecuri të mirë dhe me shumë mundësi do të jetë një ndeshje me shumë gola.

Nga minuta e parë për Topçinjtë luajnë dyshja shqiptare Granti Xhaka dhe Shkodran Mustafi, ndërsa te Reds nuk Xherdan Shaqiri.

Formacioni zyrtar i Arsenalit: Leno, Bellerin, Mustafi, Holding, Kolasinac, Torreira, Xhaka, Mkhitaryan, Ozil, Lacazette, Aubameyang.

Formacioni zyrtar i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Wijnaldum, Fabinho, Milner, Salah, Mane, Firmino.

Skuadra e Jurgen Klopp renditet në vendin e dytë me 26 pikë, kurse ajo e Unai Emery në pozitën e katër me 22 pikë.

Vlen të theksohet se Xhaka ka shënuar në ndeshjen e fundit të Arsenalit në Ligën Premier./Telegrafi/