Telegrafi

Arsenal – Liverpool, formacionet zyrtare për derbin e javës në Ligën Premier

Arsenali dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqirë të Reds në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Emirates nga ora 21:15.

Ekipi i Mikel Artetas vjen nga një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet fitores në këtë derbi për të mbetur në hap me një pozitë që i dërgon në Evropë.

Në anën tjetër, ekipi i Jurgen Kloppit është bërë kampion edhe matematikisht para disa javësh dhe do të luajë pa ndonjë presion në këtë super-ndeshje.

Arteta, sikurse edhe Klopp kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime për dallim nga ndeshjet e fundit.

Te vendasit nga minuta e parë luan edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka.

Arsenal: Martinez, Holding, Luiz, Tierney, Cedric, Xhaka, Torreira, Saka, Nelson, Pepe, Lacazette

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Wijnaldum, Ox-Chamberlain; Salah, Firmino, Salah

/Telegrafi/