Alexis Sanchez mund të largohet nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar veror.
Por skuadra londineze duket se ka gjetur zëvendësimin e kilianit në kampionatin italian.
Fjala është për talentin e madh të Fiorentinës, Federico Bernardeschi për të cilin Arsenal ka shprehur dëshirë ta transferoj në Londër.
Mediat italiane kanë raportuar se ‘Topçinjtë’ kanë filluar bisedimet me Fiorentinën për reprezentuesin e Italisë.
Fiorentina e vlerëson lartë yllin e saj dhe nuk dëshiron largimin e tij.
Mirëpo një ofertë mbi 45 milionë euro, atëherë do të bëjë që klubi vjollcë të heqë dorë nga shërbimet e Bernardeschit.
Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadrat italiane si Juventus, Roma, Milan dhe Inter. /Telegrafi/