Serge Gnabry ka vendosur të largohet nga Bayern Munich dhe largimi i tij pritet të ndodhë këtë verë.
Sulmuesi gjerman ka kontratë me bavarezët deri në qershor të vitit 2023, por nuk ka gjetur marrëveshje për bashkëpunim të ri.
E ardhmja e Gnabryt duket larg Bayernit dhe Bundesligas dhe tanimë skuadrat e mëdha kanë filluar interesimin për të.
Real Madrid dhe Barcelona janë duke monitoruar situatën e gjermanit që e duan në La Liga, derisa ai pëlqehet edhe në Ligën Premier.
Ish-skuadra e tij, Arsenal ka shprehur dëshirë për ta rikthyer Gnabryn në Londër pas gjashtë viteve të sulmuesit të kaluara në Gjermani.
26-vjeçari kishte kaluar pesë vite nën kontratë me Arsenalin ku luajti si i huazuar te WBA një periudhë para se në vitin 2016 t’i bashkohet Werder Bremenit.
Mikel Arteta e pëlqen shumë anësorin gjerman dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij. Londinezët janë gati të dërgojnë një ofertë prej 40 milionë euro te Bayerni për transferimin e gjermanit.
Gnabry këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare me kampionët e Gjermanisë ku ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë. /Telegrafi/