Telegrafi

Arsenal dhe Tottenham e duan Gomesin e Barcelonës

(Foto: fcbarcelona.es)

Arsenal është duke e rivalizuar Tottenham Hotspurin për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Andre Gomes.

Mesfushori portugez sezonin që lamë pas ka qenë i huazuar te Evertoni, duke treguar një formë të jashtëzakonshme qysh në edicionin e tij të parë në Ligën Premier.

Spurs e kanë admiruar lojën e Andre Gomesit, duke e shikuar disa muaj rresht, ndërsa mediat angleze raportojnë se marrëveshja është shumë afër të arrihet.

Sidoqoftë, RAC1 raporton se tani në garë për mesfushorin portugez është futur edhe Arsenali, që janë vënë pas transferimit të tij, gjersa shpresojnë që ta bindin atë që në verë të transferohet në Emirates.

Lexo po ashtu Arsenali vazhdon interesimin për Gomesin

Barcelona është e gatshme t’i dëgjojë ofertat për Andre Gomesin, por që nuk do ta lejojë largimin e tij në shumën e 35 milionë eurove. /Telegrafi/