Telegrafi

Arsenal bën ofertë për Peresin

Skuadra angleze është shumë e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Torinos, Bruno Peres.

Arsenal janë të etur të nënshkruajnë me mbrojtësin e krahut të djathtë brazilian, pasi shihet si preferencë e trajnerit Arsene Wenger.

Sipas Toro News, londinezët kanë bërë një ofertë fillestare që peshon 16 milionë për Bruno Peresin.

Lexo po ashtu Xhaka: Futbolli atraktiv i Arsenalit më përshtatet mua (Foto)

Megjithatë, 26-vjeçari brazilian vlerësohet 20 milionë euro nga skuadra e tij, Torino.

Ndryshe, Peres është edhe objektiv i skuadrave tjera të mëdha si Manchester City dhe Roma. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet