Skuadra angleze është shumë e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Torinos, Bruno Peres.
Arsenal janë të etur të nënshkruajnë me mbrojtësin e krahut të djathtë brazilian, pasi shihet si preferencë e trajnerit Arsene Wenger.
Sipas Toro News, londinezët kanë bërë një ofertë fillestare që peshon 16 milionë për Bruno Peresin.
Megjithatë, 26-vjeçari brazilian vlerësohet 20 milionë euro nga skuadra e tij, Torino.
Ndryshe, Peres është edhe objektiv i skuadrave tjera të mëdha si Manchester City dhe Roma. /Telegrafi/