Telegrafi

Arsenal 4-1 West Ham: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Arnautovic - Mustafi (Getty Images)

Arsenali ka fituar ndaj West Hamit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Ligës Premier.

Skuadra e Arsene Wengerit ka arritur të fitojë me rezultat të thellë ndaj rivalëve lokal londinez në ndeshjen e luajtur në Emirates.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Nacho Monreal (51′), Aaron Ramsey (81′) dhe Alexandre Lacazette (85, 89′), ndërsa për mysafirët shënoi Marko Arnautovic (64′).

Lexo po ashtu Arsenali triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit

Nota më e lartë në ndeshje ishte 9.0 dhe shkoi për dyshen e Arsenalit, Ramsey-Lacazette.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin mysafirë, Declan Rice, i cili u vlerësua me 5.6.

Për 90 minuta luajtën edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët u notuan me 8.1, respektivisht me 6.7. /Telegrafi/

Arsenal:

West Ham: