Arsenali ka fituar ndaj West Hamit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Ligës Premier.
Skuadra e Arsene Wengerit ka arritur të fitojë me rezultat të thellë ndaj rivalëve lokal londinez në ndeshjen e luajtur në Emirates.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Nacho Monreal (51′), Aaron Ramsey (81′) dhe Alexandre Lacazette (85, 89′), ndërsa për mysafirët shënoi Marko Arnautovic (64′).
Nota më e lartë në ndeshje ishte 9.0 dhe shkoi për dyshen e Arsenalit, Ramsey-Lacazette.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin mysafirë, Declan Rice, i cili u vlerësua me 5.6.
Për 90 minuta luajtën edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët u notuan me 8.1, respektivisht me 6.7. /Telegrafi/
Arsenal:
West Ham: